Java e dytë e vitit të ri shkollor nisi normalisht si para pandemisë në shkolla.

Veç mbajtjes së maskës, dhe ruajtjes së higjenës, klasat nuk u ndanë në grupe, nxënësit u ulën dy veta në bankë si dhe mësimi u zhvillua me kohëzgjatje të plotë e orë 45 min.

Oh mrekulli. Me dy orë mësim nuk mësonin asgjë, tani do të shtrohen më mirë në mësime dhe ne do e organizojmë më mirë ditën… jemi shumë të kënaqur”, thotë një prind.

Për herë të parë gjatë programit mësimor në kohë Covid-it, nxënësit kanë dalë gjithashtu në pushim të gjatë ku kanë mbushur oborret plotë dhe po qëndrojnë se bashku me njëri tjetrin.

Edhe pse Ministria e Arsimit njoftoi se nuk do të ketë mësim me turne nga kjo e hënë, në shkollat me numër të madhe nxënësish dhe në mjediset ku zhvillojnë mësim dy institucione arsimore vijon mësimdhënia edhe paradite edhe pasdite.

Unë prapë vështirë e kam se vajzën e kam 13:30 me 17:30… ndërsa djalin në mëngjes. Por të paktën i kanë orët e plotë e do mësojnë më shumë”, thotë një zonjë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA