Këngëtarja shqiptare Barbana Dini e cila ka hedhur pas një dhimbje shumë të madhe pas humbjes së vëllait disa vite më parë, tregohet gjithmonë shumë e rezervuar përsa i përket jetës private.

Por së fundmi ajo nuk i ka shpëtuar syrit  të medieve. Mësohet se këngëtarja është fejuar dhe se partneri i saj është një shqiptaro-amerikan me origjinë shkodrane, i cili i ka propozuar Barbana Dinit dhe kjo e fundit i ka thënë “PO”.

Por këngëtarja ende nuk ka reaguar në lidhje me këto lajme që po qarkullojnë në medie, ndërsa në foton e profilit të “Instagram”-it ka vendosur një foto ku shfaqet duke u përqafuar me një mashkull, i cili është me kurriz dhe mendohet të jetë partneri i saj.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel