Një avion i vogël privat ka kryer ulje të detyruar në livadhet e Kelmendit në veri të vendit, për shkak të një defekti.
Gjatë fluturimit, avioni me dy persona në bord ka pësuar një defekt, ndërsa gjatë uljes janë dëmtuar dhe sistemet e rrotave dhe frenave, por fatmirësisht pasagjerët nuk janë lënduar. Mjeti i vogël fluturues është ulur në zonën e Bjeshkëve, në lartësinë mbi 1100 metra në nivelin e detit.
“Më datë 04.10.2021, rreth orës 12:30, është marrë informacion se në zonën e Vermoshit, në kufirin ndarës ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi (vendi i papërcaktuar) është rrëzuar një avion i vogël”, njofton policia.
Policia e Shkodrës, Komisariati i Policisë Malësi e Madhe dhe Policia Kufitare po punojnë për verifikimin e ngjarjes.
Top Channel