Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e kësaj të diele kryeqytetin grek Athinën.

Një shqiptar u qëllua në një lokal, në rrethana ende të paqarta. Ngjarja ka ndodhur në rrugën Ajo Pavllo dhe Psaron, një zonë që siç raporton korrespondenti i Top Channel, kontrollohet nga bandat shqiptare.

Ai u dërgua me urgjencë në spitalin Evangelismos, pasi kishte marrë plumba në kokë  dhe kokë. Si pasojë e plagëve të rënda, shtetasi, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur ka ndërruar jetë pas disa orësh.

Pas të shtënave, policia helene u mobilizua dhe në zonën mbërritën efektivë të shumtë, që rrethuan zonën dhe nisën hetimin për ngjarjen.

Ekzekutimet në mes të rrugës nuk janë të panjohura për banorët. Në të njëjtin territor janë vrarë disa anëtarë bandash gjatë viteve të fundit.

 

FOTO GALERI
2/10

Top Channel