Covid-19/ Në Kaliforni vaksina bëhet e detyrueshme për të gjithë fëmijët mbi 12-vjeç

03/10/2021 01:21

Guvernatori i Kalifornisë në SHBA, Gavin Newsom publikoi qarkoren e cila njofton se vaksina kundër COVID-19 do të jetë e detyrueshme në të gjithë rajonin për nxënësit klasave të 7-të deri në klasën e 12-të.

Për herë të parë në SHBA, menjëherë pas miratimit nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave u njoftua se në shtetin e Kalifornisë vaksina kundër COVID-19 do të jetë e detyrueshme për të gjithë fëmijët mbi 12-vjeç.

Guvernatori Newsom në një shkollë në San Francisco tha se në rastin e miratimit të vaksinës për fëmijët mbi 12-vjeç do të fillohet vaksinimi i këtij grupi që nga janari 2022 dhe se fëmijët deri në klasën e 6-të do të vaksinohen gradualisht pas një miratimi të ri nga FDA.

Rreth vendimeve që kanë marrë në kuadër të përpjekjeve për vënë nën kontroll pandeminë e COVID-19, guvernatori tha se “Nevojitet një luftë më e vështirë për të arritur objektivin tonë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA