Skënderbeu pret Vllazninë në Korçë, me synimin për të marrë fitoren e parë sezonale, por nga ana tjetër shkodranët shkojnë gjithashtu me mision marrjen e tre pikëve, pasi vijnë pas dy barazimeve radhazi.
3′ Kërcënimin e parë e jep Skënderbeu, me Elvi Berishën që hyn bukur në zonë dhe gjuan,por topi grushtohet nga Zogovic në këndore.
Burime për Supersport konfirmojnë se janë shitur rreth 1000 bileta deri në orën 16:00, shifër që mund të dyfishohet deri në startin e ndeshjes…
– Korçarët e nisën sezonin me një humbje ndaj Tiranës, ndërsa më pas kanë regjistruar dy barazime radhazi, por nuk e kanë provuar ende shijen e fitores këtë sezon
– Vllaznia e nisi me një sukses bindës në Laç, por më pas ka lënë 4 pikë ndaj Teutës e Partizanit, kun ë të dy herët ka qenë në avantazh, por është ndëshkuar dhe ka regjistruar rezultat identic 1-1.
– Migen Memelli i ka sytë nga forma e mirë e sulmuesit Elvi Berisha, që edhe ndaj Egnatias të hënën udhëhoqi ekipin medaljet e tij të shpejta, teksa pritet shumë edhe prej portierit Rexhepi.
– Shkodranët nuk do të ketë në dispozicion brazilianin Da Silva, që ka shënuar në të tre ndeshjet e para, megjithatë Aralica e Latifi pritet të udhëheqin sulmin kuqeblu, teksa trajneri Brdariç ka paralajmëruar ndryshime.
– Sezonin e kaluar skuadrat u përballën 5 herë, katër herë në kampionat me bilanc tre fitore dhe një barazim në favor të Vllaznisë, dhe në finalen Kupës së Shqipërisë, ku triumfuan sërish kuqeblutë.
Top Channel