Lizzo, përballet me një padi për shkelje të të drejtave të autorit
Një burrë në SHBA ka filmuar pranë shtëpisë së tij momentet shokuese kur një aligator gjigant doli nga uji për të gëlltitur një tjetër “më të vogël” nga lloji i tij, rreth 1.7 metra të gjatë.
Duke komentuar në rrjetet sociale, Taylor Soper shpjegonte se aligatori gjigant u ngrit nga uji për të kapur si ushqim individin e species së tij që po qëndronte në breg.
Sopet, baba i dy fëmijëve, tha se pamjet mund të vlejnë për dokumentaret e National Geographic dhe se u xhiruan pranë kopshtit të shtëpisë së prindërve të tij.
Ai tha: “Kjo ndodhi sot pranë kopshtit të shtëpisë … ushqimi ishte një tjetër aligator 1.7 metra i gjatë. Babai im regjistroi pamjet por ai nuk ka llogari në rrjetet sociale”.
This happened in my parents backyard today… The snack is a 6ft gator #lowcountrylivin pic.twitter.com/O7Omsw42uL
— Taylor Soper ?? (@Soper_TandC) September 30, 2021
Përdoruesit e habitur shkruanin: “Ju mbakeni aligatorë në kopsht?”
Një tjetër pyeste: “Nëse aligatori ushqim ishte 1.7 metra, po ai që e hëngri sa ishte?”
Top Channel