Mikela dhe Bruno kanë pasur një përballje të ashpër në Për’puthen Prime, ku kanë folur rreth diskutimeve që kanë pasur që prej takimit të tyre të parë.

Mikela thotë se Bruno e ka ofenduar, ndërsa ky i fundit zbulon se ka pasur bisedë në telefon me të.

Mikela: Ti po i bie rrotull dhe je marrë me një gjë të vogël duke vënë në dukje nderin tim, mentalitetin e shqiptarëve, e preku ky nuk e preku ai.

Bruno: Ke marrë shumë zjarr.

Mikela: Unë zjarr jam. Nuk jam këtu për një njeri që më pyet “bën seks në takim të parë”.

Bruno: Është batutë.

Mikela: Sipas teje është e logjikshme të bësh seks në takim të parë dhe nuk është e logjikshme të të prekë dikush në takim të parë. Ja kam thënë dhe Argjendit në takim që po e tepron, por ai është në pëlqimet e mia.

Bruno: Ti ke thënë se atë që të ka bërë Argjendi, nuk ta ka bërë njeri. Ti mashtron, më merr në telefon duke qarë…

Mikela: Unë kam qarë? Unë të kam thënë që është prekur mami im dhe kam qarë.

Bruno: Ke thënë dua të iki nga kjo studio se nuk duroj më. Do të t’i nxjerr të gjitha.

Mikela: Nxirri të gjitha. Kam qarë për mamin tim se ke folur për familjen time.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel