Bashkimi dhe Mikela kundër hyrjes së ish të dashurit të Alvisës: E vë në siklet, është anormale!

02/10/2021 22:00

Bashkimi dhe Mikela janë krejtësisht kundër hyrjes së ish të dashurit të Alvisës në program duke thënë se e vë në siklet në një kohë kur ajo po krijon njohje të tjera.

Nga ana tjetër, Hyseni tha se historia mes tyre ka përfunduar dhe gjëra të tilla ndodhin kudo, ndaj lidhjet e reja i konsideron si pjesë të jetës.

Bashkimi: Nëse ke aq respekt, nuk do të ishe këtu sot. Ti vjen në mes të një lidhje që ka me Brunon dhe mua e thua ke respekt me të. Vjen pas 1 muaji dhe e vë në siklet vajzën, më duket pa lidhje.

Mikela: Më duket totalisht e padrejtë kjo gjë. Ajo po njeh djem të rinj. Nëse e kthej si thikë nga vetja , nuk do ndihesha aspak mirë. Do thoja ose unë, ose ai. Dy njerëz që kanë pasur lidhje të gjatë, nuk mund të mbeten miq apo të urojnë përputhje të mbarë. Kjo gjë më duket anormale.

Hysen: Unë me Alvisën e kam përfunduar lidhjen. Përveç emisionit televiziv, të gjithë kanë një jetë. Kur ndahesh, nuk do të thotë se nuk do të krijosh një njohje të re, një lidhje të re.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel