Aksident i rëndë tek “Gurët e Skënderbeut”/ “Benzi” del nga rruga dhe përmbyset, nuk gjendet shoferi

02/10/2021 17:53

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë në vendin e quajtur “Gurët e Skënderbeut”.

Një makinë tip “Benz” ka dalë nga rruga duke u përmbysur. Makina e aksidentuar është pikasur nga drejtues të automjeteve të cilët kanë lajmëruar policinë.

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia dhe ambulanca, por nuk e kanë gjetur drejtuesin e automjetit. Mbetet e paqrtë se ku ndodhet dhe si është gjendja shëndetësore e tij/saj.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet për të mësuar shkaqet e aksidentit.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel