Libri i sekretares: Donald Trump besonte se nëse bëhej vegjetarian do t’i vdisnin qelizat e trurit (fotot)

01/10/2021 21:48

Ish-presidenti amerikan Donald Trump duket se besonte se një dietë ushqimi pa mish, gjymton sistemet konjitive të njeriut.

Ish sekretarja e tij Stephanie Grisham pretendon në librin e saj se Trump ka thënë se nëse do të niste një dietë “vegane” proceset kimike të trupit do të trazoheshin aq shume sa “qelizat e trurit do t’i vdisnin”.

Grisham ka publikuar së fundmi librin e saj mbi eksperiencën si sekretare e Trump, me titullin sensacional “Ato që pashë në Shtëpinë e Bardhë”, pjesë nga i cili janë publikuar në rrjetin Politico.

Në të thuhet se Trump ishte relativisht i qetë në javët e para të 2020, por pandemia e COVID-19 futi të gjithë botën në trazira.

Kur në takimet e tij, një djalë i vogël i sugjeroi Trump të bëhej vegjetarian, presidenti tha: “Kujdes, mos ngatërro dynjanë me proceset kimike të trupit, as me trurin … nëse të vdes edhe një qelizë e vetme e trurit, m,barove.

Trump e ka treguar edhe më parë dashurinë e tij për mishin, madje dhe ushqimet e shpejta. Rasti më konkret ishte kur mbajti një drekë në Shtëpinë e Bardhë me hamburger nga McDonald, teksa priste sportistët e një skuadre universitare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA