Ada zhvilloi takimin e parë me Jurgenin, i cili u shfaq i emocionuar pranë saj.

Ada: Si po ndihesh?

Jurgeni: Mirë me thënë të drejtën, me një femër si ty… Ke treguar që me atë qetësi, ke fituar simpatinë e shumë njerëzve. Ke bërë zgjedhje të gabuar për Eduartin

Ada: Qielli me tokën të bashkohet… me të e kam mbyllur

Ada: Më kujtohet një reagim joti, kur the se nëse gocat e tjera janë të bukura, ti je ekstremisht e bukur

Jurgeni: Po, e vërtetë

Ada: Çfarë të tërheq te një femër”

Jurgeni: Prezenca. Nuk më pëlqejnë gocat që flasin dhe pastaj bien në kundërshtim me veten…

 

Në studio, Jurgeni u shpreh se “Të jesh përballë Adës është një emocion i paparë”.

Më jepte një emocion, që nuk e përshkruaj dot me fjalë. Thjesht kënaqesha kur e kisha pranë”, tha ai.

Edhe Ada u shpreh se ndihej mirë me Jurgenin: “Jam ndjerë shumë rehat me të”.

Ndërsa, sipas opinionistit Arjan Konomi, “takimi ishte shumë i mërzitshëm, nuk kishte asnjë pëlqim mes të dyve”.

 

FOTO GALERI
2/16

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA