Autori i vrasjes së oficerit të policisë dje në Lezhë, Aldi Rama ka ndërruar jetë. Top Channel ka mësuar se autori ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë.
Aldi Rama dje pasi refuzoi kontrollin e policisë qëlloi me armën tip pistoletë TT oficerin Saimir Hoxha. Plumbat e goditën në zemër policin, i cili humbi jetën rrugës për në spital. Vrasësi rrëmbeu makinën dhe u përpoq të largohej, disa qindra metra më pas braktisi atë. Për kapjen e 21-vjeçarit u angazhuan forca të shumta policie ku në ndihmë ishte edhe një helikopter.
Lexoni edhe: Snajperë dhe helikopterë, momentet e aksionit të policisë për kapjen e vrasësit të oficerit
Pas disa orësh kërkim, vrasësi është zbuluar dhe ka qëlluar tre herë më armë helikopterin. Duke mos pranuar t’i dorëzohej policisë Aldi Rama ka qëlluar mbi veten. Plumbi i marrë në ballë i kanë shkaktuar dëmtime serioze.
Fillimisht ai u dërgua në spitalin e Lezhës dhe më pas për në spitalin e Traumës në Tiranë ku dhe nuk mundi t’i shpëtojë plagëve të marra.
Lexoni edhe: Pamjet/ I rrethuar nga efektivët e policisë, momenti kur Aldi Rama transportohet me urgjencë në spital
Autori i ngjarjes në muajin maj ishte arrestuar me një sasi droge dhe gjykata e ka lënë në arrest shtëpie, të cilin ai e kishte thyer.Edhe në vitin 2019, ai ishte arrestuar për drogë si dhe ishte kallëzuar penalisht edhe për dhunë nga një vajzë. Aldi Rama ekspozonte edhe në rrjetet sociale armët që mbante me vete. Kjo ngjarje mund të ishte shmangur nëse ai do të ishte ndaluar me kohë në rrugëtimin e tij drejt fundit.
Lexoni edhe: Vritet polici në aksion antihashash/ Autori 21-vjeçar qëllon veten pas rrethimit nga policia në Ishull-Lezhë
Top Channel