Komisioni parlamentar i Ekonomisë, Medias dhe Veprimtarisë Prodhuese u konstituan mes debatesh dhe vetëm me forcën e kartonëve të mazhorancës.

Demokratët këmbëngulën që mbledhjet të mbaheshin me praninë fizike të deputetëve, por socialistët u bënë pjesë vetëm përmes teknologjisë.

Përjashtim bëri vetëm Komisioni i Ekonomisë, ku drejtuesi socialist Eduard Shalsi iu mundësoi shfaqjes përmes videos dhe audios anëtarëve demokrat.
Anëtarët e opozitës kërkuan rikthimin e punës normale në komisionet kuvendore për të mundësuar diskutimin e çështjeve me interes për qytetarët duke nisur nga rritja e çmimit te bukës.

Ligjvënësit demokrat braktisën mbledhjet e komisioneve pasi mazhoranca refuzoi që ato të zhvilloheshin me prani fizike të deputeteve.

Top Channel