Ish-kryeministri, Sali Berisha tha se kreu aktual i PD-së, Lulzim Basha nuk është kryetar i partisë, por i pengjeve të atij që e ka marrë.
Ai ka theksuar para qindra qytetarëve që PD nuk mund të merret peng.
“Gjej në mënyrë të habitshme këtë entuziazëm që këto foltore kanë pasur në vitin 1991. Ka një vullnet të hekurt nga demokratët, njerëzore dhe kombëtare. Të ngrihen në këmbë për të shpëtuar PD dhe Shqipërinë. Ju e dini që unë e kam mbrojtur atë dhe nuk kam asnjë vështirësi për të mbrojtur. Foltorja la një qëndrim madhor që kurrë ndonjëherë nuk mundet ta marrë peng këtë partinë. Vendosi pa pyetur grupin parlamentar, pa pyetur kryesinë, këshillin kombëtar dhe më vonë thotë nuk mund të mblidheni. Ai e di që ju asgjë s’mund t’jua mohojë të drejtën për votën, por ai është peng dhe pengu s’është kurrë vetja e tij, e ka humbur lirinë e tij dhe ju thotë atë që i thonë padronët e tij. Çfarë synon kjo foltore? Nuk është kundër miqve dhe partnerëve, qëndron se ne jemi këtu dhe gjithë demokratët të vendosim së bashku që kjo foltore të marrë vendimet si një parti sovrane. nëse nuk pyet për ligjin ti automatikisht nuk je më kryetar i kësaj force politike, nuk mund të jesh, ti je kryetar i pengjeve të atyre që të kanë marrë. Ne këtu jemi njerëz në liri, bëjmë gabime, korrigjojmë gabime. Foltorja këto qëllime ka, të mbrojë sovranitetin. Ku të çon mushka, në greminë po shkon, ju ftoj të dashur miq të angazhoheni në një dialog me të gjithë ata që kanë votuar për ne, s’po kërkojmë asgjë tjetër veç se të dëgjohet zëri juaj”, tha Berisha.
Top Channel