Skandali me Jeffrey Epstein, Princi Andrew humb zyratarisht të gjithë titujt dhe dëbohet nga Royal Lodge Gjatë gërmimeve të tyre, arkeologët gjetën portën hyrëse të Tempullit të Zeusit në Ortaklar të Turqisë jugore.
Në qytetin antik u zbuluan faltorja e Artemidës, një stadium, një zonë teatri, 80 statuja dhe sende të tjera të ndryshme. Profesori i Departamentit të Arkeologjisë të Universitetit të Ankarasë, Görkem Kökdemir, tha se Magnesia ka qenë një qytet me emër në kohët e lashta dhe festivalet e saj fetare të mbajtura në tempuj dhe vende të shenjta, ishin të famshme atëherë.
“Ne mendojmë se tempulli që gjetëm në këtë zonë është po aq i rëndësishëm në historinë e arkitekturës sa dhe Tempulli i katërt më i madh i Artemidës në Anadoll.
Është një tempull kushtuar Zeusit,” u shpreh ai. Zona ishte gërmuar më parë nga gjermanët të cilët morën me vete disa objekte të Tempullit të Zeusit që sot janë të ekspozuara në Muzeun e Pergamonit në Berlin.
“Vitin tjetër, do të zbulojmë origjinën e strukturës së gjendur në muzeun e Berlinit. Kjo është një gjë e jashtëzakonshme, me një rëndësi shumë të madhe si për literaturën arkeologjike ashtu edhe për turizmin. Kur ta nxjerrim plotësisht këtë tempull, sytë e komunitetit arkeologjik të të gjithë botës do të drejtohen këtu, tha Kokdemir.
Top Channel