477 nxënës të shkollës 9-vjeçare “Haxhi Qira” në fshatin Borizane të qytetit të Krujës, që pas tërmetit të nëntorit 2019 kanë mbetur pa një ambjent studimi, pasi shkolla që ata kishin po ndërtohet nga fillimi. Këta nxënës të ndarë me dy turne duhet t’i drejtohen një shkolle tjetër më të afërt që është ajo e Thumanës.

Për të kryer këtë proces transporti, ZVA e qytetit të Krujës ka vënë në dispozicion disa mikrobuzë, por mesa duket as kjo nuk i kënaq prindërit e këtyre nxënësve. Arsyeja është se grumbullimi i fëmijëve bëhet në rrugë kryesore dhe për më tepër, për të mundësuar shoqërimin e tyre duhet patjetër që një prind.

Kjo do të thotë që njëri prej prindërve duhet të vihet në shërbim të fëmijëve dhe të lërë punën, për të shmangur pasiguritë.
Ata thonë se është viti i dytë që procedojnë në këtë mënyrë, janë ankuar por ankesat e tyre kanë shkuar në vesh të shurdhët. Këtë vit mësimi për të gjithë këta nxënës do të jetë me turne. Një javë mësimi do të mbahet në turnin e pasdites në ambjentet e shkollës “ Ramazan Jangozi” në Thumanë, ndërsa një javë online. Askush nuk mori masa për gjetjen e një ambjenti me qira që keta 477 nxënës të kryejnë orët mësimore deri në përfundimin e shkollës së re. Drejtori i kësaj shkolle, zoti Maliq Xhafa pasi ishte informuar nga të tjerë se gazetarët e Fiks Fare kishin mbërritur në Borizane, u dërgon stafit pedagogjik një mesazh informues duke u thënë që të kishin kujdes pasi Fiks-i do t’i monitoronte hap pas hapi. Të gjithë duhej të kishin maska, asnjë nxënës nuk mund të lejohej pa maskë dhe secili mësues duhej të shoqëronte klasën që do të kishte mësim.

Pas disa lëvizjeve shmangëse nga ana e tij, drejtori u intervistua pranë një mikrobuzi në momentin e nisjes. Ai u shpreh se nuk e kishte idenë se për çfarë i drejtoheshin gazetarët dhe se asnjë prind nuk i është ankuar që zëri i tyre të shkonte më lart. Sipas tij ky proces transporti ishte sipas çdo rregulli anticovid dhe se mundësi tjetër zgjedhje për organizimin e mësimit nuk kishin, pasi shkolla e Thumanës ishte e vetmja më e afërt që mund t’u vihej në dispozicion.

Por edhe pse kanë kaluar dy vjet nga prishja e shkollës nga tërmeti ende nuk është bërë asgjë për përfundimin në kohë të saj dhe që nxënësit të zhvillonin mësim në shkollën e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA