Në derbin e Londrës festojnë “Topçinjtë”, “Spurs”-at kapitullojnë brenda 34 minutave

26/09/2021 20:10

Arsenali i bën tri fitore radhazi në Premier League, duke bërë të harrohet ecuria negative e fillimsezonit me tri disfata të njëpasnjëshme. Suksesi i fundit i “Topçinjve” merr edhe më shumë vlerë për faktin se erdhi në derbi, kundër Tottenhamit, madje me rezultat të thellë 3-1 dhe me lojë bindëse.

Skuadra e Mikel Artetas duket se është kthyer në shina pas, atij starti horror të kampionatit, duke u ngjitur në vendin e 10-të me 9 pikë.

Triumfi i “Topçinjvë”, në fakt, u vulos që në pjesën e parë teksa Smith Rowe realizoi që në minutën e 12-të, i shërbyer nga Saka, ndërsa në të 27-tën dyfishoi Aubameyang, pas pasimit të marrë nga autori i golit të parë.

Vetëm shtatë minuta pas dyfishimit të rezultatit, tundi rrjetën talenti Saka, me Tottenhamin që e kishte të vështirë të hynte në lojë.

Pas shumë përpjekjesh “Spurs”-at ia dolën të ngushtonin në 3-1 diferencën me Son Heung-Min në të 79-tën e vetëm pak çaste më vonë Granit Xhaka ishte i detyruar të linte fushën i dëmtuar.

Asgjë nuk ndryshoi në minutat e mbetura, pasi Arsenali u rreshtua mirë në mbrojtje, për të mos rrezikuar një fitore që hipotekuar që në fraksionin e parë.

Ndryshe nga Arsenali, Tottenhami pësoi humbjen e tretë radhazi, duke zhgënjyer tifozët pas atij starti pozitiv me tri fitore të njëpasnjëshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA