Lushnje/ Dita e fundit në shkollë e nxënëses të klasës së 6-të: Do iki në Belgjikë, është më mirë atje

26/09/2021 12:34

Në Lushnje këtë vit të ri arsimor hapen të gjitha shkollat e kopshtet.

Për herë të parë nuk ka shkolla të mbyllura për shkak të uljes së numrit të nxënësve, por pakësim të numrit të tyre nëpër klasa. Ky fenomen është i ndjeshëm jo vetëm në zonat rurale, por edhe në qytet.

Këta nxënës të shkollës 9 vjeçare Skënder Libohova tregojnë se shokët e klasës së tyre janë larguar nga vendlindja së bashku me familjen. Edhe kjo nxënëse e klasës së 6 do të shkojë në Belgjikë dhe ka ardhur të shohë shkollën ditën e fundit përpara largimit.

“Do iki në Belgjikë, mendoj se është më mirë se këtu. Do ikim se ka të ardhura më shumë, është më mirë atje. Këtu nuk më pëlqen se nuk është se zbatohen rregullat shumë”, tha vajza.

Godina të reja arsimore në Lushnje nuk janë ndërtuar këtë vit, por është kryer rikonstruksioni i tyre dhe të gjitha do të hapin dyert më 27 shtator. Në IA që mbulohen nga ZVAP Lushnje për vitin shkollor 2021-2022 janë regjistruar gjithsej 9335 nxënës.

Ne arsimin publik  janë regjistruar  në AMU 6284 nxënës, në AML 1785 nxënës, në arsimin profesional 500 nxënës. Në arsimin privat AMU 470 nxënës, dhe në AML 296 nxënës. Për herë të parë në klasë të I (parë) ulen 666

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA