Alarmet e rreme për bomba, grupi ekstremist rus dyshohet pas kërcënimeve në mbi 27 fluturime në Europë Në moshën 68 vjeçare, Vladimir Putin nuk ka frikë të zhytet deri në mes në ujrat e ftohta siberiane për të peshkuar.
Shefi i Kremlinit kaloi disa ditë peshkimi në natyrën e egër pas vetë-izolimit të shkurtër si masë paraprake kundër Covid 19, që preku disa pjesëtarë të stafit të tij.
Presidenti rus, thotë Reuters, vazhdon të ushqejë imazhin e tij prej “macho”. Megjithatë, ndërsa herë të tjera ishte filmuar duke bërë xhiro me kalë i zhveshur nga mesi e lartë, këtë herë ishte më i veshur.
Putin nuk hoqi dorë sidoqoftë nga afishimi, dhe e mori vetë timonin e një motovarkë, siç treguan dhe pamjet filmike të shpërndara nga zyra e presidencës ruse.
Edhe këtë radhë, në këto ditë pushimi, Putin shoqërohej nga miku i besuar, ministri i mbrojtjes Sergei Shoigu. Kreu i shtetit rus ka bërë dy doza të vaksinës Sputnik, dhe sipas Kremlinit, gjendja e tij shëndetësore është mjaft e mirë.
Top Channel