Vullkani Cumbre Vieja vijon të frikësojë, evakuohen më shumë njerëz

25/09/2021 17:26

Retë e zeza të formuara nga shpërthimet vullkanike në arkipelagun Kanarie të Spanjës detyruan mbylljen e aeroportit në ishullin La Palma të Shtunën.

Vullkani Cumbre Vieja shpërtheu një javë më parë dhe ka nxjerrë herë pas here llavë dhe hi duke çuar në anulimin e shtatë fluturimeve të Premten.
Ndërkohë u dha urdhri për evakuime gjithashtu në qytetin El Paso pasi shpërthime të mëdha u raportuan se po ndodhnin në vullkan.

“Duke pasur parasysh rritjen e rrezikut për popullsinë për shkak të episodit aktual të shpërthimit”, tha qeveria,një urdhër evakuimi i detyrueshëm u lëshua për disa zona.

Kjo e shtyu numrin e njerëzve që lanë shtëpitë e tyre deri më tani në më shumë se 6,200, përfshirë 400 turistë.

Sipas Programit të Bashkimit Evropian për Vëzhgimin e Tokës Copernicus, lava deri më tani ka shkatërruar 420 ndërtesa dhe ka mbuluar më shumë se 190 hektarë (470 hektarë) tokë.

Kryeministri Pedro Sanchez njoftoi se La Palma do të shpallej ” zonë e prekur nga një katastrofë” .

Top Channel