Fermerët: Dështuam me domatet/ Fier, 300 fermerë akuzojnë tregtarët e fidanëve: Nuk dhanë prodhim
25/09/2021 19:48
Rreth 300 fermerë të fshatrave të bashkisë Roskovec këtë vit dështuan me prodhimin e domates. Fara e domates që kanë kultivuar nuk është cilësore.
Domatja Ozgan sipas fermerëve, është një varietet i dështuar.
Bimët e domates në pjesën më të madhe nuk ka prodhim, por edhe ato që kanë nuk janë cilësore. Dëmi i shkaktuar për çdo fermer shkon në 4-5 milionë lekë.
Fermerët kërkojnë dëmshpërblim nga firma që kanë marrë farën e domates. Ata kërkojnë ndërhyrjen e shtetit për zgjidhjen e problemit.
Top Channel