Ecuria e ekonomisë shqiptare ishte në fokus të diskutimeve të takimit përmbyllës të guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko me me Misionin e Bankës Botërore për Sektorin Financiar.
Në këtë takim mori pjesë edhe Përfaqësuesi i Përhershëm i Zyrës së BB-së në Shqipëri, Emanuel Salinas.
Ata diskutuan për ndikimin e pandemisë në ecurinë ekonomike, zhvillimet në sistemet e pagesave dhe ndërhyrjen e jashtëzakonshme, si dhe pritjet për rimëkëmbjen ekonomike gjatë periudhës së ardhshme.
Sipas Sejkos, sistemi bankar është mirë kapitalizuar, ndërsa norma e kredive me probleme ka vijuar rënien.
Në vijim, lidhur me zhvillimet në sistemet e pagesave dhe edukimin financiar, Guvernatori diskutoi me misionin mbi zhvillimet më të fundit në lidhje me Strategjinë Kombëtare për Pagesat me Vlerë të Vogël (2018-2023) si dhe përpjekjet për hartimin e një “Strategjie Kombëtare për Edukimin Financiar”.
Përfaqësuesit e Misionit të BB-së vlerësuan si mjaft të suksesshme politikat e ndjekura nga Banka e Shqipërisë si në përgjigje të situatës së krijuar nga Covid 19, ashtu dhe në kontributin e vazhdueshëm qe ajo ka dhënë në reduktimin e kredive me probleme, në përmirësimin e kuadrit rregullator, dhe përafrimin e tij me standardet më të mira ndërkombëtare.
Top Channel