James Rodriguez udhëtoi drejt Katarit disa ditë më parë, ku nënshkroi me Al-Rayyan. Prestigjiozja spanjolle “AS” ka zbuluar se 30-vjeçari kolumbian ka një klauzolë largimi në kontratën e tij 3-vjeçare me klubin arab, që vlen vetëm nëse për të vjen një ofertë nga një klub i vetëm.

Golashënuesi më i mirë i Botërorit 2014 me sa duket e ka ëndërr të luajë me PSG-në, kështu që edhe nëse ekziston një mundësi farë e vogël që klubi parizien të shfaqë interes për të, kërkon ta shfrytëzojë.

Vetëm nëse do ta kërkoi klubi me pronar Al-Khelaifin, James do të ndërpresë në mënyrë të njëanshme kontratën për të fluturuar drejt “Parc des Princes”.

Sidoqoftë, duke pasur parasysh performancën e James në vitet e fundit, një ofertë nga PSG do të konsiderohej surprizë e madhe. Kolumbiani, i cili ishte i huazuar te Bayerni nga Reali për dy sezone 2017-2019, nuk i përmbushi pritshmëritë as tek Evertoni, pavarësisht një fillimi të mirë në sezonin 2020/21. James Rodriguez ishte nën kontratë me Evertonin deri në vitin 2023. Pas largimit të trajnerit Carlo Ancelotti te Reali i Madridit në verë, James nuk luajti më një rol të rëndësishëm nën drejtimin e Rafa Benitezit. Për këtë arsye, James, u largua nga Toffees, pavarësisht se kishte kontrate të vlefshme deri në vitin 2023.

PSG, ndërkohë, ka kaluar një verë plot ngjarje të bujshme sa i përket merkatos. Klubi afroi lojtarë me emër si Lionel Messi, Sergio Ramos dhe Gianluigi Donnarumma.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA