Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për aplikimin e reciprocitetit për targat e automjeteve me Serbinë.
Varhelyi tha se duhet të zvogëlohen tensionet, të kthehen në dialog dhe të sigurohet liria e lëvizjes pa vonesë.
“Veprimet e njëanshme kurrë nuk janë zgjidhje. Ato çojnë vetëm në tensione të panevojshme dhe duhet të tërhiqen”, ka shkruar Varhelyi në Twitter.
Edhe zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, pas aplikimit të reciprocitetit nga ana Qeveria e Kosovës lidhur me targat e automjeteve të Serbisë, ka thënë se BE-ja po vazhdon të monitorojë situatën në teren.
Ai ka bërë thirrje që të dyja palët të përmbahen nga veprimet e mëtejshme të njëanshme dhe menjëherë të zvogëlojnë tensionet.
Ndërsa, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka folur sërish për vendimin e reciprocitetit me Serbinë për tagrat e automjeteve.
Kurti falënderoi MPB-në dhe Policinë e Kosovës për punën e tyre gjatë këtyre ditëve.
Ai tha se vendim për targa është i drejtë dhe garanton të drejtat për lëvizjen e lirë të gjithë qytetarëve të Kosovës, për fshirë edhe qytetarët serbë.
Top Channel