Greqi/ Burri vret me pushkë ish të dashurën 31-vjeçare, më pas kryen vetëvrasje. Detajet nga ngjarja e rëndë

22/09/2021 17:13

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Rodinit, në ishullin Rodos. Një 40-vjeçar ka vrarë me pushkë ish të dashurën 31-vjeçare. Vajza mori dy plumba, ndërsa po dilte nga makina, në afërsi të shtëpisë së saj dhe disa orë më vonë autori i ngjarjes u gjet i pajetë në shtëpinë e tij, pak metra larg vendit të krimit.

Mediat e huaja shkruajnë se sipas dëshmive, autori në momentin që kreu vrasjen dyshohet se është arratisur me një makinë, e cila ishte marrë me qira dhe që drejtohej nga bashkëpunëtori i tij.

Raportohet se ai la një shënim në të cilin shkruante se nuk mund të jetonte pa vajzën që vrau. Viktima ishte një mësuese dhe dyshohet se kishte qenë e lidhur me autorin, por ishte ndarë disa muaj më parë.

Autorët dyshohet se fshiheshin në makinën e tyre të parkuar disa metra larg dhe sapo e panë viktimën kaluan pranë saj dhe autori e qëlloi me armën e gjahut.

Vrasja brutale ndodhi para syve të qytetarëve, të cilët u shokuan, por disa arritën që të regjistronin targën e makinës. Policia e Rodos mbërriti në vendin e krimit, ku u gjetën dy gëzhoja nga arma e gjahut dhe tashmë kanë filluar të marrin dëshmi nga dëshmitarët okularë. Trupi i 31-vjeçares u transportua në spitalin e Rodosit, ku do të kryhet autopsia.

“Është e tmerrshme gjithçka ndodhi. Lagja është në rrugë. Policia erdhi. Unë nuk e di çfarë të them. Isha në kuzhinën e shtëpisë sime dhe po pushoja kur dëgjova fqinjin tim duke ulëritur dhe bërtitur për të thirrur policinë. Të gjithë dolëm në rrugë dhe pamë ngjarjen. Mësova se vajza jetonte aty pranë, por nuk e njihja. Shumë keq që një vajzë 31-vjeçare të largohet nga jeta kështu. Unë kam jetuar këtu për tridhjetë vjet dhe asgjë e keqe nuk ka ndodhur ndonjëherë”, tha duke folur për protothema.gr një banore e lagjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA