Tentuan të korruptojnë policinë për të shmangur ndëshkimin, në pranga dy shtetas Në prag të stinës së dimrit, shtëpitë korçare mbushen plot nga zahiretë.
Çdo vit amvisat sigurohen qe familjeve të tyre të mos u mungojë asgjë ndaj gushti dhe shtatori janë muajt qe ato nxitojnë te përgatisin gjithçka.
Frosina Tasho është një prej banoreve të fshatit Boboshticë, e cila për 60 vite me radhë e ka ruajtur traditën e zahireve.
E moshuara edhe këtë vit ka përgatitur trahananë, oshafet, uthullën e mollës apo perimet e ndryshme qe do t’i duhen për dimrin e krahas tyre edhe rakinë e manit dhe likerin për të pritur miqtë e shtëpisë.
81-vjeçarja jeton vetëm me bashkëshortin dhe është siguruar që në dimër ta kenë shtëpinë plot duke ruajtur kështu traditën që e ka mësuar nga nëna e saj. Tani për amvisat nis përgatitja e turshive dhe pastërmasë, që ua shtojnë shijen gatimeve të dimrit.
Top Channel