Nga 66 shkolla të bashkisë së Elbasanit, 4 prej tyre nuk do t’i hapin dyert këtë vit shkollor 2021-2022.
Shkak është ulja e numrit të nxënësve, kryesisht si pasojë e emigrimit.
Bëhet fjalë për shkollat e fshatrave Shmil e Preçë, dy nga të cilat, këtë vit nuk u regjistrua asnjë nxënës dhe po ashtu në shkollat e fshatrave Kryezjarr dhe Gracen, të cilat përkatësisht numëronin 3 dhe 6 nxënës. Këta të fundit janë dërguar në shkollat më të afërta, por fenomeni përbën problem për prindërit të cilët duhet ti shoqërojnë ѯdo ditë, plus edhe kostoja shtesë e transportit.
Fshatrat po shkojnë drejt braktisjes totale, në çdo anë sheh dyer të mbyllura, ndërsa ata që kanë mbetur kujtojnë me nostalgji kohën kur rrugët gumëzhinin nga zërat e fëmijëve. Edhe përsa i përket numrit total të regjistrimeve të këtij viti në klasat e para, ai ka rezultuar më i ulët se pritshmëritë.
Top Channel