Sergio Ramos ende nuk ka një datë të shënuar se kur do ta bëjë debutimin e tij në Paris Saint-Germain, me trajnerin Mauricio Pochettino që pranoi se është “në errësirë të informacioneve” kur bëhet fjalë për rikuperimin e mbrojtësit spanjoll nga një dëmtim i kyçit të këmbës.

Ish -kapiteni i Real Madridit e kompletoi transferimin e tij në Francë si një lojtar i lirë gjatë verës, por ende nuk do të veshur ngjyrat e klubit të tij të ri dhe mbetet i bllokuar pa e ditur se kur do të mund të luajë, përcjellë KosovaPress.

Një problem nervoz i muskujve po e frustron qendërmbrojtësin 35-vjeçar, dhe të gjithë të tjerët në “Parkun e Princave, me Pochettino të pasigurt se kur fituesi i Kupës së Botës do të hyjë në garë për një vend në planet e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA