Grupi terrorist Al-Shabaab kryen sulm në aeroportin në Somali, një i vdekur dhe tre të plagosur

19/09/2021 18:39

Terroristët e grupit Al-Shabaab të lidhur me Al-Kaedën organizuan një shpërthim të madh në një aeroport në Somalinë qendrore, duke rrafshuar ndërtesat dhe duke vrarë një person dhe plagosur tre, konfirmuan zyrtarët, transmeton Anadolu Agency (AA).

Deputeti i zonës Hiiraan Mohamud Benebenne konfirmoi sulmin në aeroportin në Bula Burte, duke thënë se kjo ishte hera e dytë që terroristët godasin aeroportin e rindërtuar së fundmi, i cili gjendet në një pozitë strategjike.

Benebenne ndau fotografi të aeroportit që tregonin ndërtesa të rrafshuara dhe të tjera në prag të rrënimit.

Al-Shabaab ishte prapa një sulmi me kamion të ngarkuar me bombë në tetor 2017 në kryeqytetin somalez Mogadishu që mori rreth 600 jetë, sulmi më i keq në historinë e vendit të Bririt të Afrikës./AA/

Top Channel