Video/ Princesha Kate nderon shërbimet bamirëse ndaj komunitetit në eventin vjetor të Krishtlindjeve Kryeministri Edi Rama ka thënë se tashmë nuk do të ketë më kundërpërgjigje me konferenca shtypi ndaj kundështrarëve politikë. Rama tha se tashmë është duke u ngritur një platformë ku ministrat do përgjigjen me shkrim dhe sikurisht bazuar në fakte.
Rama: Ne nuk do t’i kundërpërgjigjemi me formatin e vjetër të fletrrufeve, të konferencave të shtypit të opozitës. Formati i vjetër e ka mbushur dhe derdhur kupën e durimit të popullit me akuza dhe kundërakuza që ta neverit politikën.
Ne kemi 4 vite në dispozicion për të bërë gjërat që shqiptarët u bënë shumicë dhe na mbështetën. Nuk duam të çojmë dëm asnjë orë me e lagu apo se lagu opozita. Qeveria do ketë një faqe online ku do kemi një rubrikë për injorimin e publikut. Do përgjigjeni me shkrim. Kush nuk do thotë të vërtetën do marrë edhe përgjegjësitë morale, institucionale dhe ligjore, nëse faktet faktojnë të kundërtën.
Top Channel