Menjëherë pas ngjitjes në ajër avioni bën ulje të detyruar, tmerri që përjetuan qytetarët pasi kabina u mbush plot me tym

18/09/2021 15:31

Një aeroplan i Air France i nisur për në Paris u detyrua të kthehej në aeroport, këtë mëngjes, menjëherë pas ngritjes nga Pekini. Shkak u bë një problem teknik njoftoi linja ajrore.

“Ekuipazhi i Fluturimit AF393, një Boeing 777, vendosi të kthehej në Pekin pas një fluturimi 14-minutësh pasi u zbulua një problem teknik”, shpjegoi linja ajrore në një njoftim për shtyp.

Avioni u ul normalisht në Pekin në 04.03 (koha lokale), domethënë në 22.03 me kohën shqiptare

Sipas Pekin Daily “një shpërthim u dëgjua nga pjesa e pasme e kabinës dhe tymi i zi u shfaq brenda avionit. Për fat të mirë, askush nuk u plagos”, shkroi gazeta.

Shfaqja e tymit brenda avionit u konfirmua për Agjencinë Franceze nga një burim aeronautik në Pekin, por as Air France as autoritetet e aeroportit kinez nuk komentuan informacionin e gazetës kineze.

Në një intervistë për AFP, kompania franceze tha se pasagjerët do të transportohen në Paris gjatë ditës nga një avion tjetër, i cili udhëtoi pa pasagjerë nga Seuli në Pekin.

“Ekipet shpesh trajnohen në këtë lloj situate dhe incidenti është pjesë e skenarëve që ata po shqyrtojnë”, tha një zëdhënës i Air France.

“Puna e mirëmbajtjes do të kryhet në aeroplan para se të vihet përsëri në shërbim”, shtoi transportuesi francez.

FOTO GALERI
2/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA