“Takso të pasurit nuk është urrejtja e Erion Braçes kundër të pasurve të vendit. Pabarazia bëhet më e thellë mes biznesit VIP. Taksa për të është e sheshtë dhe tatimi për të është i ulët se në Francë, Itali e kështu me radhë.
Kompanitë e mëdha po fshehin fitimet dhe alarmi ngrihet nga ish- zëvendëskryeministri Erion Braçe, i cili nga foltorja e parlamentit pranoi se sistemi fiskal i aplikuar ka krijuar pabarazi të mëdha. Shteti sipas tij taton progresivisht vetëm të ardhurat nga puna dhe ato që duhet të mbajnë barrën më të madhe paguajnë më pak taksa.
“Të shoshësh xhiron e 100 kompanive më të mëdha shqiptare kupton se kemi shumë shumë punë për të bërë. Për shkak të përjashtimeve tatimore që ne ua kemi bërë. “Koha ikën dhe të gjithë duhen detyruar të gjithë të kontribuojnë në buxhet për të shpërndarë ekonominë, të ardhurat dhe pasurinë e këtij vendi.”
Ai është ndalur me shifra konkrete se sa kanë paguar realisht kompanitë e mëdha në shtetit. Sipas tij, një kompani private në vend deklaron fitim 1.1% të xhiros, me 0.1% të xhiros tatim fitimi të paguar.
Një tjetër sipërmarrje e madhe sipas tij ka paguar vetëm 0.5% të xhiros tatim fitim ndërsa xhiroja e fitimit të saj përllogaritej në 3.6%.
E papërfillshme thekson Braçe ishte e taksa që kishte paguar ndaj shtetit një tjetër kompani që zotëron një rrjet supermarketesh në vend, që deklaronte fitim 2.8% të xhiros.
Shtetit i shmangen edhe korporata të tjera të mëdha të ndërtimit të rrugëve e transportit rrugor e detar, teksa edhe ato të shërbimeve spitalore private e farmaceutike bëjnë të njëjtën gjë sipas tij.
Këto të fundit thekson Braçe që janë mbytur në para sipas tij një vit më parë, njëra prej tyre deklaronte fitim 5.4% të xhiros dhe paguante vetëm, 0.4% tatim fitimi, teksa tjetra me një xhiro 4.6% paguante për shteti vetëm 0.6% tatim fitimi.
Mes të tjerash, ka edhe nga ato sipërmarrje që sipas tij nuk paguajnë asnjë lek për buxhetin e shtetit, e për këtë sjell shembullin e një kompanie të prodhimit të naftës në vend që deklaron fitim 7.1% të xhiros, por nuk paguan asnjë lek pëi tatim fitimin, prej përjashtimeve tatimore që janë ndërmarrë prej vitesh e zbatohen ende.
Me fakte të dëshmuara nga vetë ish zëvendëskryeministri i vendit, sot një punësuar paguan taksa më shumë se një kompani nafte, rrjetesh supermarketi apo kompani farmaceutike, duke bërë që humbjet për buxhetin të jenë të mëdha dhe kostot të bien mbi qytetarët e thjeshtë.
Top Channel