Seanca e 3-të në Kuvend plot tensione/ PD kërkon me ngulm prezencën e kryeministrit! Alibeaj bllokon foltoren

16/09/2021 17:25

Seanca e tretë e kuvendit që po mbahet ditën e sotme ka nisur plot tensione. Arsyeja është kërkesa e opozitës që kryeministri Edi Rama të jetë prezent.

Kreu i PD-së, Lulzim Basha nuk ka pranuar që të flasë ditën e sotme duke kërkuar me ngulm që Rama të jetë prezent në seancë.

Sipas tij ai po thyen rregullat bashkë me kryetaren e Kuvendit.

Nënkryetari i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka bllokuar foltoren ditën e sotme duke krijuar tension të madh në sallë.

Socialisti Taulant Balla është shprehur se nuk është në rregullore që të jetë i pranishëm në cdo seancë deputeti, duke theksuar se të gjithë duhet të mësojnë rregulloren dhe nuk merr përsipër të edukojë askënd.

Neni që thanë kolegët nuk kushtëzon asnjë deputet që të qëndrojë në të gjithë seancën plenare. të gjithë programin e hap kryetari i opozitës.  Ajo që është po aq e rëndësishme unë që kam qenë në opozitë që unë nuk e kam pasur koha e kreut të opozutës. Për kalamajtë që nuk e mbajnë mend rregullorja nuk ka ndryshuar. Ne duhet ta vijojmë debatin për këtë çështje. Kemi 20 orë për të vijuar me këtë çështje. Nuk marr përsipër të edukoj askënd. Është një zhurmues në krahun e majtë. Nëse deputeti nuk e merr deputeti fjalën kalon tek ai pasardhës. Nuk ka asnjë nen që të mbështet”, tha Balla.

Deputeti i PD Enkelejd Alibeaj refuzoi të largohet nga foltorja , ndërsa kjo bëri që kryetarja e Kuvendit të pezullonte për të dytën herë seancën.

Ai kërkoi që sipas tij të zbatohen rregullat , dhe kryeministri Edi Rama të vijë në sallë.

“Na shtriu dorën qëparë që gjithçka do ndryshojë, urdhëro tani, ja kaq e thjeshtë është”, tha ai.

Nga ana tjetër, Edmond Spaho akuzoi Ramën se “po tallet me opozitën”.

FOTO GALERI
2/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA