Përplasje në Kuvend për Vlora Hysenin/ Klosi replikë Berishës: Shefi yt i SHISH akuzohej për vrasje dhe e bëre komandant të FA, je më i korruptuari në Ballkan 24/09 11:05
Para nisjes së seancës së sotme plenare për mediat foli ministri i drejtësisë, Toni Gogu, i cili u pyet edhe në lidhje me zhvillimet e fundit sa i përket akuzave ndaj ish-kreut të SHISH, Vlora Hyseni.
Ai u shpreh se qeveria bëri detyrën e saj duke e shkarkuar dhe duke e zëvendësuar për të siguruar vijimin e punës në institucion.
“Qeveria shkarkoi drejtuesen për shkak të akuzës penale në të cilën gjendet dhe siguroi vazhdimësinë e punës në institucion.
Në lidhje me atë që ka ndodhur, duhet të presim procesin penal. Nga ana tjetër, individi duhet të ketë të drejtën të mbrohet”, u shpreh Ministri Gogu.
Top Channel