Më shumë gra se burra/ Rama tregon pse ka më shumë ministre në qeverinë e re, ja cili është qëllimi i tyre

16/09/2021 10:25

Kryeministri Edi Rama e ka nisur fjalën e tij në seancën plenare duke përmendur faktin se qeveria e re përbëhet nga më shumë gra se sa burra, konkretisht 12 gra, disa prej të cilave për herë të parë do të mbajnë portofole ministrore.

Rama tha se qëllimi i tyre është të fuqizojnë formën e gruas dhe të vajzës ndërsa dhuna në familje vijon të bëjë “kërdinë” kudo. Rama i bëri thirrje ministreve që të tejkalojnë barrierat politike që të mbrojnë sa më shumë figurën e nënës dhe të vajzës.

Rama: Një ndjenjë të posaçme mirënjohjeje për zgjedhësit tanë, pavarësisht se kanë votuar apo jo për PS, jam këtu para jush për të kërkuar votëbesimin e qeverisë së re. Kjo qeveri e re do të hyjë në histori me përbërjen më të lartë të grave, jo vetëm në Shqipëri. Jam krenar që kjo shumicë qeverisëse do të çojë përpara përpjekjeve për të çuar para vendin e grave. Kjo shumicë ka qenë pasqyrë kuptimplotë. Kjo është një nga ato gjëra me rëndësi të cilave koha u jep akoma më shumë rëndësi dhe besoj se ky kuvend do të marrë ato faqet e bukura të ligjvënies.

Me votëbesimin e kabinetit të ri, Shqipëria ngjitet në vendin e parë të OKB për klasifikimin për numrin e grave në qeveri. Tejkalimi i lartë i shkallës së barazisë mes anëtarëve të kabinetit qeveritar nuk ka qenë qëllim në vetvete, raporti i përmbysur nuk ishte pikënisje e qëllimshme si në rastin e kabinetit të parë por ishte pikënisja për formimin e këtij kabineti.

Sot kemi më shumë kolege se u përshtaten më mirë qëllimeve të punës që duam të bëjmë dhe kritereve që duam të plotësojmë në këtë mandat qeveritar. Kjo nuk do të jetë asnjë notë plus. E dyta, dua të nënvizoj se pavarësisht pasqyrës kuptimplotë në përpjekjet për barazi gjinore ku gratë zëvendës ministre, beteja kundër diskriminimit gjinor dhe dhunës në familje mbetet e lartë. Sot në administratë kontribuojnë më shumë gra se burra, por ende ka diskriminime në dëm të grave dhe vajzave. Nuk është nevoja të shkosh në pika të humbura të vendit, ndalimit të vajzave për të vijuar shkollën apo mbyllje brenda mureve të shtëpisë, ashtu sikundër nuk janë të rralla raste tragjike të dhunës ekstreme të grave. Ndërkohë që dhuna në familje bën një kërdi të tmerrshme, jo vetëm në zona të thella.

Gratë ministre dhe vetë kryetarja e re e Kuvendit ta ndjejnë më fort se kurrë më parë të ndjejnë nevojën për tu bërë misionare dhe për të folur sa më shumë përtej barrikadave politike. Nuk do të jeni vetëm konsumatore, por edhe prodhuese të energjisë së politikës në betejën për gratë e vajzat. Qeveria ynë do të punojë për një bashkëpunim sa më të gjerë që figura e nënës, vajzës të jetë sa më e mbrojtur dhe sa më e mbështetur në të drejtat dhe aspiratat e saj.

Prurjet e reja që sjell Edi Rama në skuadrën e tij qeverisëse janë Delina Ibrahimaj në krye të financave shqiptare, Frida Krifca si ministre bujqësie, Edona Bilalin ministre shteti për sipërmarrjen dhe Bora Muzhaqi ministre shteti për Rininë dhe Fëmijët.

Pjesë e qeverisë së re do të jenë 9 ministra që kanë shërbyer edhe gjatë mandatit të dytë qeverisës të socialistëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA