Elbasani helmohet natën, uzinat stakojnë filtrat, ndotja në ajër dhe ujë është shtuar

14/09/2021 10:40

Ndotja në qytetin e Elbasanit mbetet një fenomen shqetësues.

Industritë në zonën e ish-Kombinatit Metalurgjik shtohen dita-ditës dhe si për rastësi, kush më pak e kush më shumë shkaktojnë ndotje në mjedis. Këtu gjen nga të gjitha llojet e ndotjes: ndotje të ajrit, ndotje të ujërave nëntokësore, ndotje të tokës nga metalet e rënda gjithashtu.

E megjithatë, asnjë masë nuk është marrë, edhe pse fenomeni zgjat për vite të tëra. Ata që e vuajnë janë banorët e kësaj zone, por jo më pak edhe banorët e qytetit të Elbasanit, i cili ndodhet në lindje të Kombinatit Metalurgjik.

U bënë vite tashmë që Këshilli Bashkiak i Elbasanit shpalli emergjencën mjedisore për këtë zonë. Nismat qytetare gjithashtu kanë qenë të shumta, por tashmë edhe ato kanë heshtur, pasi në gjithë këto vite asnjë masë nuk është marrë.

Industritë vërtet kanë të instaluara filtrat pluhur kapëse, por ato fiken gjatë natës për kursim të energjisë, ndërsa ligji, i cili, i detyron kompanitë të vetë monitorohen emetimet në mjedis, është një non sens deri në momentin që këtu ekziston një konflikt i pastër interesi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA