Vizita e sotme e kancelares Angela Merkel në Tiranë ndezi diskutimet.

Në Top Talk analistët Genc burimi dhe Milaim Zeka diskutuan mbi qasjen e Albin kurtit ndaj iniciativës së Open Balkan dhe deklaratës së kryeministrit Edi Rama në fund të konferencës së tij me kancelaren Angela Merkel se Kosova duhet të përfitojë dhe të behet pjesë e kësaj dhe jo të merret me teori konspiracioni.

Milaim Zeka: Sa i përket Ballkanit nuk pajtohem se iniciativa e Berlinit ka mbetur në Ballkan, pema që ka mbjelle Gjermani dhe Franca është duke u rrit fuqishëm, duke u ujitur fuqishëm nga tri shtet të Ballkanit ditën, ndërsa natën janë duke e ujitur edhe Maqedonia, Mali i Zi dhe Bosnja , i vetmi njeri që vazhdon logjikën konfrontuese, me ndërkombëtarët dhe opozitën brenda , në logjikën e Enver Hoxhës është Albin Kurti.

I cili çdo iniciativë të ardhur nga Brukseli dhe Uashingtoni është duke e hedhur poshtë në mënyrë kategorike pa asnjë argument duke mos vepruatr si një kryeministër, por duke mbetur në logjikën e tij të ngushtë të vockël, të një opozitari dhe anëtari të VV.

Mesazhi që i dha Rama sot atij para Kancelares , ku ajo nuk reagoi, pra nuk e demantoi kryeministrin e Shqipërisë, pra e mbështeti në heshtje.
Ajo që përben lajm për ardhjen e Merkelit, është se ajo në peshoren e saj politike, mes Beogradit dhe Tiranës, epiqendër politike të gjithë Ballkanit zgjodhi Tiranën duke dëshmuar se është mike e shqiptarëve që gjithë këto vite e ka bllokuar Vuçiçin për Kosovën.

Genc Burimi: Shqiptarët mos të kujtojnë se i do Gjermania më shumë, është e njëjta gjë që ndodhi në Serbi.
Sot për mua Kurti mishëron më shumë atë çfarë mendon populli kosovare, se sa Rama në Shqipëri. Kosovarët sot mendojë që nuk mund të bëhet Open Balkan para se Serbia të njohë krimet e saj, siç e bëri Gjermani pas Hitlerit . ky është mëkati i Merkelit i amerikanëve që asnjeherë nuk po e vënë sot Serbinë para përgjegjësive të saj që të kërkojë falje. Dhe kur Rama thotë që në Ballkan nuk ka nacionalizma është një skandal, kur sot Serbia po bën lojë të flliqur në Kosovë , në Bosnje dhe ndërkohë flet për Serbinë e madhe,

Milaim Zeka: Unë nuk i takoj grupit të diasporës që flasin me këtë patriotizëm , se për mua s’ka rëndësi sa vota ka marrë Kurti , po perspektiva e Kosovës , por problemi është që Shqipëria dhe Kosova duhet të bëhen bashkë dhe ti lënë inatet politike dhe të përfitojnë çdo iniciative evropiane dhe ballkanike

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA