Në puntatën e sotme të ‘Për’Puthen’ u transmetua takimi mes Argjendit dhe Ritvanës.

Takimi mes dyshes u duk se shkoi shumë mirë. Nën dritën e hënës, një gote vere dhe disa trëndafila mbi tavolinë, duket se dyshja e shijoi së tepërmi takimin.

Por një koment i njëri prej konkurrentëve ndezi debat në studio. Ai tha se ka dëgjuar Ritvanën në dhomat e veshjes të thoshte se :“Sa më shumë ditë kalojnë aq më shumë e kuptoj që meshkujt shqiptarë nuk janë gjë në shtrat”.

Kjo e fundit e ka mohuar duke thënë se e gjitha ka qenë një keqkuptim dhe pjesë e një humori mes dy vajzave.

FOTO GALERI
6/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA