Një përgjigje ka ardhur nga kryeministri Edi Rama ndaj gjestit të deputetëve demokratëve, ndërsa po votohet për emërimin e Lindita Nikollës si kryetare e Kuvendit.
Ashtu siç u raportua pak më parë grupi i deputetëve demokratëve, që nuk kanë pasur mbështetjen e aleatëve opozitarë, kanë vendosur që të mos votojnë për emërimin e Lindita Nikollës, por të grisin fletët në publik dhe t’i hedhin ato jashtë kutisë.
Kjo që u paraqit si një shenjë proteste duket më shumë si një strategji për të mos rrjedhur votat. Por i menjëherëshëm ka qenë edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama, ii cili kur i ka ardhur radha e votimit, së pari ka nisur të pastrojë ambientin dhe të mbledhë fletat e votimit që ishin hedhur në tokë. Ai i futi ato me një qesë dhe më pas i mori me vete.
Kjo lëvizje e Ramës nuk është pritur mirë nga grupi i demokratëve, të cilët kanë kërkuar që materialet zgjedhore mos të preken, por të lihen në vendin që janë hedhur.
Në diskutim e sipër, teksa pa reagimin e demokratëve, kryeministri Rama ia ka dërguar sërish materialet zgjedhore dhe të grisura Belind Këlliçit dhe është ulur sërish në vendin e tij.
Top Channel