Vjedhje “sy për sy” në Gjirokastër/ ‘Skifteri’ merr byzylykun me vlerë 1 mln lekë dhe largohet pa u vënë re, shihni momentin

08/09/2021 20:04

Një person është kapur nga kamerat e sigurisë duke grabitur në mes të ditës disa bizhuteri në një argjendari në Gjirokastër.

Ai krijoi përshtypjen se hyri për të blerë, por vetëm disa minuta më pas merr pa u vënë re një byzylyk floriri nga kutia ku ishte ekspozuar dhe e fut në xhepin e tij të pantallonave.

Bëhet fjalë për një byzylyk me vlerë 1 milionë lekë të vjetra. Fill pas grabitjes hajduti del nga argjendaria i pa shqetësuar dhe pa u vërë re nga askush.

Pasi konstatuan vjedhjen duke vëzhguar edhe kamerat, pronarët e biznesit denoncuan rastin në polici, ndërsa po punohet për identifikimin e autorit.

FOTO GALERI
6/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA