Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Kryezi”, pas një hetimi 4-mujor, si rezultat i të cilit kanë rënë në pranga 7 persona, mes tyre edhe një kryeplak i një fshati tjetër, bashkautor i kultivimit të bimëve narkotike.
Policia bën me dije se për goditjen e këtij grupi punuan Komisariati I Policisë Nr. 1 në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Tiranë dhe Forcën e Posaçme “Shqiponjat” nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
“Pas një hetimi proaktiv 4-mujor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, nga ana e sherbimeve të Komisariatit të Policisë Nr.1, mbështetur nga strukturat e Forcës Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë si dhe nga Forcat “Shqiponja”, u organizua dhe finalizua me sukses operacioni policor I koduar “Kryezi”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe ndalimi I shtetasve:
L. C, 55 vjeç, për veprën penale ‘’Kultivim i bimëve narkotike’’ Organizator i kultivimit të bimëve narkotike në territorin e fshatit Kryezi. .
D. H, 34 vjeç, për veprat penale ‘’Kultivim i bimëve narkotike’’ , ’’Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve , armeve shperthyese dhe i municionit’’, ‘’Shpërdorim i detyrës “.
E. M, 21 vjeç, për veprat penale ‘’Kultivim i bimëve narkotike’’ , ’’Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve , armeve shperthyese dhe i municionit’’,
A. M, 31 vjeç, për veprën penale ‘’Kultivim i bimëve narkotike’’.
K. Gj, 32 vjeç, për veprat penale ‘’Kultivim i bimëve narkotike’’ , ’’Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve , armeve shperthyese dhe i municionit’’,
G. Gj, 36 vjeç, për veprën penale ‘’Kultivim i bimëve narkotike’’.
Xh. H, 32 vjeç, për veprat penale ‘’Kultivim i bimëve narkotike’’ , ’’Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve , armeve shperthyese dhe i municionit’”’, njofton policia.
Ndalimi i tyre është bërë pasi rezulton se këta shtetas në bashkëpunim me njeri- tjetrin kanë kultivuar në territorin e fshatit Kryezi, një numër të konsiderueshëm bimësh narkotike të cilat u asgjësuan me djegie gjatë operacionit policor.
“Nga kontrolli i ushtruar në banesat e tyre dhe gjate ushtrimit të kontrollit personal u konstatuan dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale katër armë zjarri, një armë gjuetie, municion luftarak si dhe 11 telefona të ndryshëm, konkretisht, një kallashnikov, dy pushkë , një pistoletë dhe një çifte. Nga hetimet e kryera rezultoi se këta shtetas dyshohet të jenë edhe autorë të tentativës për kultivim po në këtë fshat në vitin 2020”, tha policia.
Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale ‘’Kultivim i bimëve narkotike’’ , ’’Mbajtja pa leje dhe prodhim i armeve , armeve shperthyese dhe i municionit’’, ‘’Shpërdorim i detyrës “.
Top Channel