Biznesmeni i njohur gay me origjinë shqiptare, Elton Ilirjani, që shpesh trazon opinionin publik shqiptar me sjelljen, mesazhet dhe deklaratat e tij ka nisur sprovën si model në New York.

Prej disa kohësh tashmë ai është zhvendosur të jetojë në New York dhe së fundmi ka zbuluar për të gjithë ndjekësit e tij se dyqani më i njohur për risitë e botës që ndodhet në New York e ka përzgjedhur për të prezantuar veshjet më të veçanta unisex në Javën e Modës në New York.

Biznesmeni prej kohësh ekspozon veshje ekstravagante të stileve avangarde në New York me qendër në lagjen më të famshme atje, Soho.

Stilistët që ekspozojnë veshjet e tyre në këtë dyqan janë nga e gjithë bota dhe janë jashtë serisë së modës tradicionale.

Stilistët e veshjeve të biznesmenit do të jenë Laurence dhe Chico. Ata janë nga Kanadaja dhe kanë veshur emra të njohur në botën e muzikës, siç janë Rihanna, Lady Gaga apo Cardi B.

FOTO GALERI
5/13

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA