Vizita në Puglia, Rama: Do të kemi më shumë prezencë të universiteteve italiane tek ne. Do të bashkëpunojmë për shëndetësinë, turizmin dhe zjarret

04/09/2021 08:57

Kryeminstri Edi Rama i dha rëndësi të veçantë bashkëpunimit mes universiteteve gjatë vizitës në Puglia, por nuk la jashtë vëmendjes shëndetësinë dhe zjarret e mëdha me të cilat u përballën këtë verë.

Rama shprehu falenderimet për Presidentin e Puljas ndërsa tregoi bisedën me kryeministrin e Greqisë për të gjetur mundësinë për përballimin e zjarreve pasi jemi pjesa e Europës më e rrezikuar.

Ndër të tjera zbuloi se do të vijojnë bisedimet për shëndetësinë dhe turizmin.

Rama: Ju falenderoj për mundësinë që na dhatë për të folur me të gjithë rektorët që të zhvillojmë një dialog që ka nisur me urimin që mund të finalizojmë në një kohë të arsyeshme dhe të hedhim hapa që do mund të na çojnë më tej këtë marrëdhënie të përkryer, nga pikëpamja njerëzore, por edhe politike, me realizimin e nismave të përbashkëta që do e conin në tjetër nivel universitetet tonë duke shfrytëzuar përvojën tuaj.

I jam mirënjohës Michele se me të kam folur shpesh për këtë temë, e di që nuk është një punë e lehtë,  me italianët dhe puliezet dhe nëse i shtojmë shqiptarët nuk do e bënim më të lehtë, por disponibiliteti juaj është diçka shumë e çmuar, me siguri nuk është vetëm në këtë fushë që ne mund të bëjmë gjëra së bashku, por edhe në fusha të tjera, duhet të themi që kemi një stinë të mirë të sipërmarrjeve italiane dhe anasjelljtas, kjo do të thotë që në një farë mënyrë duhet ta marrim për shembull se do të thotë që këta sipërmarrës janë më të shpejtë dhe ne mund të ecim më shpejt. Sa u përket të tjerave nuk më mbetet tjetër vecse t’ju falenderoj.

Me siguri kjo është një marrëdhëniet më të rëndësishme për ne, është shumë afër nesh, ka shumë ngrohtësi dhe potencialitet shumë të madh dhe na duhet të nxjerrim avantazhin më të madh dhe jam i sigurt që duke e nisur me diçka konkrete me universitete do kemi sukses. Sa i takon shëndetësisë jemi në një proces që është shumë konstruktiv dhe mbart mundësi të mirë arritjeje dhe besoj se do të na duhet të mendojmë për diçka të përbashkët, jo vetëm me Italinë, por edhe Greqinë. Para pak ditësh fola me kryeministrin e Greqisë për të parë mundësinë mënyrën e përballimit të verës me gjithë vatrave të zjarrit dhe intensitet kaq të madh e të rëndë me zjarre të cilat e bëjnë të pamundur t’i përballojmë me kapacitete që janë parashikuar në një situatë klimatike të ndryshme. Edhe sa i takon hartës së zjarreve duket qartë që kjo pjesë e Europës është më e rrezikuara, por njëherësh kjo pjesë përfaqëson edhe një pjesë të rëndësishme nga pikëpamja e diversitetit natyror dhe kulturor.

Falë kryetarit të Bashkisë dhe Guvernatorit të cilët na hodhën në tryezë mundësinë dhe disponibilitetin e rektorëve të këtij rajoni, ne folëm për një potencial të rëndësishëm për një bashkëpunim më të afërt mes universiteteve dhe mundësi për të pasur më shumë prezencë të universiteteve italiane tek ne, për t’iu dhënë mundësinë studentëve tanë që të studiojnë në vend, po punojmë për këtë gjë, jemi në një nga momentet e mira të këtij procesi dhe do të konkretizojmë edhe këtë projekt. Po punojmë dhe tema të tjera, siç është tema e zjarreve, një temë tjetër janë shkëmbimet turistike, meqë shumë shpejt në Vlorë do të kemi një aeroport dhe kjo do e bëjë më të lehtë mundësinë për të shkuar në bregun tjetër pa shkuar detyrimisht në Tiranë, por e rëndësishme kultivimi i ndjenjës së vëllazërisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA