Protestuesit në Bangladesh rrethojnë selinë e gazetës kryesore duke kërkuar mbylljen (fotot)
25/11 18:58
Polonia do të pranojë përkohësisht rreth 500 shtetas afganë të evakuuar që kanë punuar për NATO-n në Afganistan.
Zyrtari qeveritar, Michal Dworczyk tha sot se shtetasit afganët do të qëndrojnë në Poloni deri në 3 muaj para se të shkojnë në vende të tjera. Në varësi të zgjedhjes së tyre, deri në 50 persona do të mund të vendosen në Poloni.
Polonia nuk ka qenë një destinacion popullor në Evropë për migrantët. Dworczyk, një ndihmës i lartë i kryeministrit Mateusz Morawiecki për Radio RMF FM tha se grupi i parë prej rreth 250 personash do të mbërrinte të premten nga baza ajrore e NATO-s në Ramstein, Gjermani.
Top Channel