Zëvendësimi i Ballës me Gjiknurin/ Abilekaj: Rama e hoqi qëllimisht që të mos rrezikojë pozitat e veta

02/09/2021 23:00

Analistët në Open kanë komentuar vendimin e kryeministrit Edi Rama për të zëvendësuar Taulant Ballën me Damian Gjiknurin në numrin dy të Partisë.

Enton Abilekaj është i mendimit se ky vendim erdhi pasi krey i qeverisë mund të ndihet i rrezikuar prej Ballës.

Abilekaj: Nuk është sulm personal i Ramës ndaj Ballës. Problemi është që Rama tha se vendin e Gramoz Ruçit nuk e zë askund, pra ia ku po sjell një Ruçi 2.

Gjiknuri ka qenë gjithmonë bashkëpunëtor i Ramës , është i besuari i tij.

Rama po dobëson Ballën që të mos rrezikojë pozitat e veta, siç ka bërë me Veliaj.

Rama mundohet që ta ketë partinë në kontroll dhe të mos forcojë asnjë që e rrezikon atë.

Bolino: Gjiknuri ka përfituar nga një gjë, Reforma zgjedhore, që ai ishte autor, dhe këtë e ka marrë si shpërblim. Ai ka qenë një strateg.

Hila: Ata të partisë tradicionale, ikën që me largimin e Ruçit, që ishte i fundit, sa i përket Braçes dhe Majkos përfaqësonin fazën tranzicionale te partisë që i dha pamje më moderne partisë .

Këto figura janë të promovuara nga Rama, nuk më duken se e rrezikojnë atë.

Autoriteti i Ramës në këtë moment është absolut, Rama do iki kur të dojë vetë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA