Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit edhe 37 shtetas afganë. Kështu numri i qytetarëve afganë të ardhur në vendin tonë brenda një jave ka shkuar në 644.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Jashtme ku ndër të tjera bëhet thuhet se ata do të akomodohen në Qytetin Studenti, e më pas do të transferohen në strukturat hoteliere në bregdet.

“Në orët e para të mëngjesit sot kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit 37 shtetas afganë, duke e çuar në 644 nr total të mbërritur në më shumë se një javë në Tiranë. Ata janë akomoduar në Qytetin Studenti, për t’u transferuar në ditët në vijim në struktura hoteliere në bregdet”, njofton Ministria e Punëve të Jashtme.

FOTO GALERI
5/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA