Forumi Strategjik në Bled/ Komisioneri Varhelyi: Ballkani Perëndimor bëhet pjesë e BE me integrimin politik dhe ekonomik

01/09/2021 17:22

Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi ka folur në Forumin Strategjik të Bled për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian duke thënë se do të bëhet me integrimin politik, ekonomik por edhe i vetë shoqërive dhe arkitekturës së sigurisë.

Sipas Varhelyi, situata në Afganistan i dha një mësim se nuk kanë kohë për të humbur por duhet të marrin vendime që rajoni të ecë përpara. Ndër të tjera, theksoi se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të bëjnë reforma që vlejnë para se të hyjnë në Bashkimin Europian.

Varhelyi: Ju folët për procesin e zgjerimit, por jo për integrimin e Ballkanit Perëndimor në Europë apo BE. Mendoj që për këtë duhet të ishte diskutuar. Ajo që ne duhet të diskutojmë është se si do të bëhet pjesë e BE – Ballkani Perëndimor dhe kjo do të bëhet me integrimin politik, ekonomik por edhe i vetë shoqërive dhe arkitekturës së sigurisë. Këto janë çështje të rëndësishme për Ballkanin Perëndimor. Ajo që ne dimë dhe mendoj se kemi një shembull të kohëve të fundit por edhe një përvojë të freskët ka të bëjë me Afganistanin.

Përgjegjësia jonë për Ballkanin Perëndimor është më e lartë se për Afganistanin, prandaj nuk duhet të dështojmë me BP dhe të mos trajtojmë me kujdes ato pjesë që kanë të bëjnë me integrimin e BP. Procesi i zgjerimit ka natyrë shndërruese, gjë që do të thotë se duhet të merren iniciativat e duhura. Motivimi nuk duhet harruar se vjen dhe nga brenda, që do të thotë brenda vendeve të BP duhet të ia vlejnë reformat para se të kalojnë në BE dhe ne duhet të tregojmë se jemi shumë të vendosur e të motivuar. Për këtë duhet të flasim dhe se si duhet ta përshpejtojmë atë. Afganistani na jep një mësim që nuk kemi më kohë për të humbur, që duhet të marrim vendimet e duhura që rajoni të ecë përpara. Ne e shikojmë që investuesit tanë janë më të mëdhenj në rajon dhe shoqëritë po integrohen ngadalë, kështu që BE ka këto fryte që vijnë nga kjo pjesë dhe Ballkani Perëndimor të gëzojë këtë fryt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA