“PD të distancohet nga Berisha”/ Për herë të parë, gazeta zyrtare e demokratëve publikon deklaratën kundër ‘liderit historik’

31/08/2021 17:02

Zërave kritikë në PD i është shtuar edhe profesoreshë Jonila Godole, Sekretarja e re për të Përndjekurit në Partinë Demokratike.

Në deklaratën e parë për mediat Sekretarja e re në PD thotë se PD duhet te distancohet nga Berisha njësoj si CDU nga Kohl.

Por përveç deklaratës së Godoles, ajo çfarë përbën lajm, është fakti se deklarata e saj është publikuar në gazetën zyrtare të PD, Rilindja Demokratike.

Kjo është hera e parë në fakt që gazeta zyrtare e selisë blu, publikon një deklaratë të një zyrtari të tyre që kërkon largimin e Sali Berishës nga PD.

Si pak kush në Partinë demokratike, Godole, ka thënë hapur se PD duhet të distancohet nga Sali Berisha, një figurat historike të saj, dhe tashmë i shpallur non grata nga Amerika.

Godole në deklaratën e saj për Neës 24, deklaroi se “Vendimi i z. Berisha është vendim personal i tij. Çdo forcë politike tregon pjekurinë e vet pikërisht në këto lloj momentesh të rëndësishme.

Kjo do ta çojë PD përpara ose jo, këto janë kosto që do t’i mbajnë ata. Unë kam thënë që bota ka treguar që dhe personalitete të mëdha, të cilët kanë qenë absolutisht të rëndësishëm për gjithë Evropën, ku kam sjellë në vëmendje rastin e ish-kancelarit gjreman Helmut Kohl, në një moment të caktuar partisë i është dashur të marrë një vendim, që të ndahej prej tij, por duke respektuar kontributin e tij deri në fund. Këto janë vendime që i marrin partitë vetë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA