“Menaxherja e qelqtë”/ Drama është vënë në skenën e teatrit të Gjirokastrës
25/11 12:19
Zonja nga Argjentina, një shfaqe plot nota humori me regji të Adonis Filipit do të nisë sezonin artistik në teatrin Skampa në Elbasan, pas një shkëputje të gjatë për shkak të pandemisë.
Në këtë periudhë të rënduar psikologjikisht regjisori ka menduar se humori është i nevojshëm më shumë se kurrë.
Artistëve u mungon teatri dhe artdashësve po ashtu, por ndërkohë masat anticovid kanë nisur të shtrëngohen sërish.
Organizatorët thonë se teatri do të funksionojë në 30 përqind të kapacitetit të tij dhe padyshim me maska e të gjitha rregullat e vendosura. Në rast të përkeqësimit të situatës, drejtuesit e teatrit Skampa në Elbasan mendojnë ti zhvillojnë shfaqet në mjedise të hapura.
Top Channel